Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Policët u hoqën si prindër, si iu kapën 42 kg heroinë bandës shqiptaro-bullgare

Lapsi.al 20 September 2019
Policët u hoqën si prindër, si iu kapën 42 kg heroinë

Një grup shqiptarësh dhe bullgarësh që merrej me trafikun e heroinës u godit nga policia greke në Komotini, ndërsa gjashtë anëtarët e grupit ndodheshin në parkingun e një dyqani të njohur lodrash në zonën e portit të Selanikut, duke u sekuestruar edhe 42 kg heroinë, e cila sapo ishte shkarkuar nga një makinë.

Aksioni i arrestimeve erdhi pas informacioneve të marra nga policia në Komotini.

Katër bullgarë hynë në Greqi me heroinën, të cilën e kishin paketuar në 81 pako dhe mbërriti në Selanik mesditën e së enjtes.

Sasia e drogës pritej nga dy bashkëpunëtorët e tyre me origjinë shqiptare në parkingun e qendrës tregtare të mbushur me shumë njerëz, duke menduar se policia nuk do t’i vinte re.

Për më tepër, qendra ndodhet në dalje të Selanikut për në Athinë, ku shqiptarët do ta transportonin më tej lëndën narkotike.

Oficerët që pretendonin se ishin klientë/prindër ishin në skenë herët dhe po vëzhgonin pjesëtarët e grupit, të cilët po shqyrtonin zonën pa e ditur se policia ishte aty.

Kur mbërriti heroina, ata ndërhynë dhe i arrestuan, ndërsa qeni i policisë kapi drogën, në total 42.120 gram. Shuma specifike e sekuestruar të enjten në Selanik ishte destinuar për Athinën dhe prej andej, me gjasë në ishujt e Egjeut.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI