Flash

Mbillnin drogë, arrestohen 3 vëllezër në Vaun e Dejës

Lapsi.al 21 September 2019
Mbillnin drogë, arrestohen 3 vëllezër në Vaun e Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brebulla” në Shkodër, i ndjekur me metoda speciale të hetimit. Në pranga ranë tre vëllezër të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë narkotike.

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona tentonin të kultivonin bimë narkotike në zonën e Toplanës, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, ku është regjistruar procedimi penal i vitit 2019, si dhe është hetuar për një peridhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij procedimi, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brebulla”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Të arrestuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI