Flash

Kanabis me mushka drejt Maqedonisë së Veriut, dy të arrestuar në Përrenjas

Lapsi.al 21 September 2019
Kanabis me mushka drejt Maqedonisë së Veriut, dy të arrestuar

Nga policia e Elbasanit janë sekuestruar 55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Nga policia janë arrestuar A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas pasi po transportonin sasinë e drogës me mushkë drejt Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Rrajca”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Sekuestrohen rreth 55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga dy shtetas që transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Stacionin e Policisë Përrenjas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrajca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI