Flash

“Nga ushtria te Prefektët, të gjithë në Durrës", Rama jep direktivat

Lapsi.al 22 September 2019
“Nga ushtria te Prefektët, të gjithë në

Kryeministri Edi Rama ka zhvendosur të gjithë prefektët, Forcat e Armatosura, deputetët dhe ministrat, në qytetin e Durrësit, aty ku pasojat e tërmeteve ishin më të mëdha dhe më shkatërruese.

Në mbledhjen e sotme me Prefektët në Ministrinë e Mbrojtjes, kreu i qeverisë tha se të gjithë prefektët do të spostohen në Durrës për të nisur menjëherë komunikimin me qytetarët, që janë prekur më shumë nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë.

Duke iu ndarë punën prefektëve, ushtrisë, policisë, por edhe ministrave e deputetëve, Rama ka kërkuar tri gjëra të rëndësishme, që duhen realizuar brenda ditës së sotme, duke filluar nga komunikimi me qytetarët e prekur, te lirimi i Stadiumit për familjarët, e deri të harta me identifikimin e të gjitha pikave të prekura nga dëmet.

“Sot është një ditë e vështirë për ata që kanë ndjerë më shumë goditjen dhe që janë akoma nën efektin e atij stresi, që do të thotë se është një ditë për t’iu qëndruar afër, për t’iu shpjeguar me qetësi gjërat. Plasaritjet e godinave jo domosdoshmërisht përbëjnë rrezik. Në të shumtën e herës nuk përbëjnë rrezik, pasi janë sipërfaqësore. Është me shumë rëndësi që çdo plasaritje të inspektohet në mënyrë profesionale dhe çdo cenim i dukshëm i çdo pallati të inspektohet në mënyrë profesionale, sepse mund të jetë reagimi i fugës sizmike, por mund të jetë dhe një cenim strukturor që e bën të rrezikshme godinën.

“Gjëja e parë që kërkoj është që të gjithë ju, edhe prefektët e ardhur nga qarqet e tjera, të spostoheni në Durrës, me synimin që çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarje e forcave dhe çdo familje të konkatohet për t’u dëgjuar. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të Policisë së Shtetit dhe ato të mirëqenies sociale të organizohen dhe shpërndahen në mënyrë të struktura, me destinacione konkrete, dhe brenda ditës së sotme, para se të vijë nata, duhen kontaktuar të gjithë, sy më sy. Do të angazhohen edhe deputetët, edhe ministrat, sepse është një moment psikolog që kapërcehet me komunikim.

E dyta, njerëzit kishin dalë te stadiumi mbrëmë dhe gjëja më e thjeshtë ishte t’iu hapej stadiumi që të mos rrinin në mes të rrugëve. Kështu që sot stadiumi do jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese. Janë rreth 700 shtretër në dispozicion dhe njerëzit mund të shkojnë atje. Gjëja që duhet të shoh pasdite është harta se kush bën çfarë. Duhen kontrolle të unifikuara perfekt, bashkia, prefektura, policia. Tamam si në një hartë beteje, ju duhet të keni deri pasdite çdo pikë të identifikuar si pikë e dëmtuar, me emra.

E fundit që kam, është pjesa e identifikimit të dëmeve të brendshme materiale. Ata që janë dëmtuar duhet të jenë të sigurt që nuk do të harrohen. Duhet të kemi një inventar të saktë, në mënyrë që nesër, kur të ketë rënë barra e rëndë, dhe kur ne të kemi kapërcyer momentin e parë të identifikimit të dëmeve strukturore, të kalojmë në fazën e hartës së dëmeve. Është shumë e nevojshme që ushtria të marrë informacion të saktë sa çadra duhen. Atje ku dje ka pas momente paqartësie, sot nuk duhet të ketë më paqartësi. Stadiumi i Durrësit sot duhet të jetë në dispozicion dhe njerëzve iu duhet vënë në dispozicion psikologë”, deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI