Flash

Lajmi i rremë për tërmetin, Prokuroria nis hetimet, Arta Marku kërkon vlerësim ligjor nga Gjykata

Lapsi.al 23 September 2019
Lajmi i rremë për tërmetin, Prokuroria nis hetimet, Arta Marku

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka kërkuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vlerësimin e menjëhershëm ligjor në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Marku gjithashtu ka kërkuar informacion lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit.

"Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit" thuhet në njoftim.

Policia njoftoi mbrëmjen e së dielës se pas “publikimit të një lajmi të rremë në portalin "SYRI.net" dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit "SYRI.net", Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e "Shekullit", për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët”.

Policia bëri të ditur se ka ngritur “një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijoi frikë e panik tek qytetarët”.

Lajmi për një tërmet të fuqishëm u përhap me shpejtësi, pas orës 22.00 të mbrëmjes, ndërsa pak më parë ishte rregjistruar një tjetër goditje me magnitudë 4.4 gradë të shkallës Richetr dhe epiqendër pranë Durrësit 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI