Flash

Aksidenti me 4 të vdekur në Elbasan, pranga shoferit (Emri)

Lapsi.al 24 September 2019
Aksidenti me 4 të vdekur në Elbasan, pranga shoferit (Emri)

Një ditë pas aksidentit tragjik në Elbasan me katër të vdekur dhe 2 të plagosur, policia ka vënë në pranga shoferin Gëzim Kotorri, i cili duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka dalë nga rruga duke përfunduar në korsinë tjetër, ndërsa në aksident u përfshin edhe dy makina të tjera.

Përplasja  e mjeteve rezultoi fatale për shtetaset F. A., 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik dhe L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç,  banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier dhe për pasojë kanë humbur jetën pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Seat”, shtetaset: F. A., 64 vjeçe,  banuese në Gramsh,  J. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F. H., 69 vjeçe, banuese në Cërrik,  L.H., 57 vjeçe, banuese në Cërrik,  si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””-njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI