Flash

A do arrestohet menjëherë Tahiri nëse shpallet fajtor

Lapsi.al 19 September 2019
A do arrestohet menjëherë Tahiri nëse shpallet fajtor

Avokati Saimir Vishaj thotë se vendimi i Shkallës së Parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin nuk ka asnjë efekt juridik. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “News 24” ai tha se Saimir Tahiri aktualisht është i pandehur, pra i dyshuar dhe nuk është provuar fajësia e tij.

“Si avokat, nuk mund të paragjykoj një vendim,. Duhet të presim vendimin e gjykatës. Çdo lloj vendimi që do të dalë sot, nuk është i formës së prerë, nuk mund të prodhojë asnjë pasojë juridike.

Nëse vendimi ankimohet për 15 ditë ose 45 ditë sipas ligjit të ri, ai do jetë i lirë. Le ta presim të qetë këtë vendim të Shkallës së Parë. Tahiri aktualisht dyshohet, askush nuk mund t’i thotë fajtor, pavarësisht vendimit që do të japë gjykata”, - tha Vishaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI