Deputetët e grupimit më të madh politik, unionistët e CDU/CSU-së në Gjermani, po diskutojnë një paketë me 10 kushte për të dhënë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë. Informacioni është bërë i ditur nga korrespondentja e prestigjiozes “Deutsche Welle” në Berlin, Anila Shuka.
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
9.Reforma në administratë
10.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale
Deputetët e Bundestagut do të vendosin më datë 26 shtator për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Propozimi për zhvillimin e një votimi që do të përcaktojë qendrimin e Gjermanisë mbi të ardhmen evropiane të dy vendeve me statusin e kandidatit, është bërë nga grupi parlamentar i CDU-së dhe SPD-së, forcave të koalicionit qeverisës.
Të enjten që vjen, Bundestagu pritet të zhvillojë një debat 45 minutësh me dy propozime të grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD për “marrëveshje të Bundestagut dhe Qeverisë Federale” për aplikimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat kërkojnë hapjen negociatave pas rekomandimeve pozitive të dhëna nga Komisioni europian të dhëna në muajin maj.