Flash

Atentati ndaj Florenc Çapjas, Prokuroria kërkon 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapaj

Lapsi.al 18 September 2019
Atentati ndaj Florenc Çapjas, Prokuroria kërkon 22 vite burg

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar dënimin me 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn, i cili është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2016 në Elbasan, kur sipas dosjes së Prokurorisë, autori vëzhgonte prej më shumë se një ore shenjestrat e tij ulur në një lokal përballë ish-maternitetit.

Mësohet se autori ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit tip “golf”, duke lënë të plagosur aksidentalisht një ish-police.

Veprat penale për të cilën akuzohet Hasanpapaj janë: “Vrasje me paramendim ndaj një ose më shume personave” e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”.

Më datë 7 shkurt të vitit 2017, Hasanpapaj u arrestua në Hollandë, si i dyshuari kryyesor i atentatit ndaj fisit Çapja.

Pretenca e Prokurorisë u dha sot pa praninë e mediave, ku Hasanpapaj nuk e ka pranuar krimin.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI