Flash

Riatdhesohen 31 azilantë shqiptarë nga Franca e Belgjika

Lapsi.al 17 September 2019
Riatdhesohen 31 azilantë shqiptarë nga Franca e Belgjika

Plot 31 azilantë shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika, ditën e sotme (17 shtator 2019).

Policia njofton se operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, franceze dhe belge dhe shqiptarët e riatdhesuar ishin 27 nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero”, - njofton policia.

Policia Kufitare bën me dije se masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit kufitar janë shtuar, ndërsa në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

Të këshilluara

Do ketë marrëveshje me Ramën? Flet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Partinë Socialiste, ...

13:44

Rama, politikani me sindromën e vitit zero

Në dallim nga debatet televizive, ku parapëlqen të gjendet i vetëm përballë një gazetari, në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet një mori...

12:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI