Flash

U skualifikuan nga tenderi, “Gjoka” padit drejtoren e ARRSH

Lapsi.al 17 September 2019
U skualifikuan nga tenderi, “Gjoka” padit drejtoren e ARRSH

Pak ditë pasi u vendos anulimi i gjithë procedurës së tenderit të ndërtimit të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, komopania fituese e të drejtës së ndërtimit, “Gjoka Konstruksion”, ka ngritur padi ndaj drejtueses së Autoritetit Rrugor Shqiptar  (ARRSH), Sonila Qato.

“Gjoka Konstruksion”, që njëherësh po punon edhe në rrugën e Arbrit, i kërkon prokurorisë që të hetojë drejtuesen e ARRSH-së për shkelje të ligjit. Në një prononcim për mediat, avokati i kësaj kompanie pretendon se ARRSH-ja i ka bërë një skualifikim të padrejtë “Gjoka Konstruksion”, duke favorizuar një firmë tjetër.

Avokati shtoi se ARRSH-ja detyrimi që duhet t’i kthejë shtetit kësaj kompanie është 7 miliardë lekë

"Është bërë korrupsion nga drejtoresha e ARRSH. Janë 4.2 milionë euro të marra në mënyrë të padrejtë më shumë sesa do e kryenim ne veprën publike. Ne kemi thënë; që ekziston vepra penale e korrupsionit. Kjo nuk do të thotë se ska vepra të tjerë, si pabarazia në tendera. Detyrimi që na ka për të kthyer ne është 7 miliardë lekë. E gjithë zhurma që është bërë ndaj kompanisë ‘Gjoka’ nga drejtoresha e ARRSH, ndaj të cilës bëmë edhe kallëzimin penal, është e padrejtë”, tha avokati.

Të këshilluara

Rama, politikani me sindromën e vitit zero

Në dallim nga debatet televizive, ku parapëlqen të gjendet i vetëm përballë një gazetari, në rrjetet e tij sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigjet një mori...

12:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI