Flash

Ekspertja e seksit jep 6 këshilla që çdo femër duhet të ndjekë në shtrat

Lapsi.al 29 May 2019
Ekspertja e seksit jep 6 këshilla që çdo femër duhet

Annabelle Knight, prezantuese dhe eksperte e seksit dhe lidhjeve jep vazhdimisht këshilla online për femrat. Së fundmi ajo ka dhënë disa këshilla se si femrat mund të bëhen një partnere sa më e mirë seksuale për të dashurit e tyre.

1. Seksi i mirë fillon jashtë dhomës së gjumit

Luani lojën tjetër, dërgoni porosi “eksituese” derisa është në punë, priteni me një darkë romantike apo bëni një masazh me vaj aromatik.

2. Jini e gatshme për eksperimentime

Lidhjani sytë partnerit tuaj dhe nxirrni nga frigoriferi akull, dhe luani me zonat e tij erogjene. Bëhuni imagjinuese.

3. Lyeni duart

Nëse dëshironi të “luani” me penisin e tij, lyejeni dorën me lubrifikant dhe do t’i ofroni një përvojë krejtësisht të re. Derisa jeni duke “luajtur”, mbështilleni me shuplakë dore,sepse nëse e keni me lubrifikant nuk do të ndiejë dhembje.

4. Mos harroni pjesën midis testikujve dhe anusit

Pjesa midis testikujve dhe anusit ka një numër të madh nervash, andaj është shumë e ndjeshme në prekje. Shtrëngojeni butësisht atë pjesë me maje gishtash dhe lehtësisht bëni masazh. Përcillni reagimet e tij dhe përshtatjani shtypjen dhe shpejtësinë sipas reagimeve të tij.

5. Mbani kontaktin me sy

Kur e shikoni dikë drejt në sy disa sekonda, krijohet ndjenjë intime dhe intensive, posaçërisht nëse fytyrat ju janë afër vetëm disa centimetra.

6. Ndërmerrni kontrollin

Qëndroni sipër dhe vendosni se si do të zhvillohen gjërat. Lidhjani duart me një pëlhurë të butë sateni në vend të kllapave, sepse pëlhura e butë është shumë më komode apo imagjinoni ndonjë mënyrë tjetër që ta mbani nën kontroll. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI