Flash

Edi Rama: Vlerësoj Ilir Metën, por 30 qershori nuk lëviz. Do nis fushatën

Lapsi.al 29 May 2019
Edi Rama: Vlerësoj Ilir Metën, por 30 qershori nuk lëviz. Do nis

Kryeminstri Rama, në krah të ambasadorit të BE në Tiranë, deklaroi pak çaste më parë se nuk ka ndërmend të negociojë datën e zgjedhjeve lokale. I pyetur mbi një propozim të para disa ditëve të presidentit Meta, se ky i fundit do të ishte i gatshëm të shtynte 30 qershorin nëse palët arrinin një marrëveshje, Rama tha se e vlerësonte gatishmërinë e Presidentit, por ai dhe Partia Socialiste nuk kanë asnjë datë për të negociuar. "Me datë 1 qershor nis fushata për zgjedhjet lokale", tha Rama

Duke e lidhur një dështim të mundshëm në hapjen e negociatave me krizën politike në vend, Edi Rama ia faturoi opozitës ngecjen e përsëritur në raport me integrimin. Duke e cilësuar si "opozita rrugore", Rama e akuzoi atë se po i jep argumentave kundërshtarëve të zgjerimit në BE, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Në gjithë konferencën për shtyp, kryeministri Rama nuk mori asnjë përgjegjësi mbi qeverinë e tij, për faktin se edhe pas 6 vjetësh, ndërkohë që e premtoi që në vitin 2013, nuk ka arritur të marrë një datë për të nisur bisedimet me Brukselin. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI