Flash

Video LIVE/ Opozita në protestë, shikoni ç'ndodh në rrugët e Tiranës

Lapsi.al 25 May 2019
Video LIVE/ Opozita në protestë, shikoni ç'ndodh në

Opozita ka nisur protestën e saj të radhës sërish në Tiranë. Mbështetësit e saj protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie transitore që do të mund të zhvillonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryeministri e ka ftuar kundërshtarin e tij politik në tryezën e dialogut, por lideri i PD-së, Lulzim Basha duket se është i vendosur në kauzën e tij. Edhe këtë të shtunë janë të shumtë ata që janë nisur drejt sheshit përpara kryeministrisë, nga rrethet dhe Tirana. 1500 forca policore janë angazhuar që të ruajnë sigurinë. Më poshtë video LIVE e asaj që po ndodh me protestën e opozitës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI