Flash

Video/ Një vit gënjeshtra të Ramës për hapjen e negociatave

Lapsi.al 29 May 2019
Video/ Një vit gënjeshtra të Ramës për hapjen e

Nëse ka një fushë ku Edi Rama ka rreshtuar më shumë mashtrime njëra pas tjetrës pas atyre për kanabisin dhe kriminelët e zgjedhur nga rilindja, është pa dyshim ajo e hapjes së negociatave. Vjet në qershor ai tha se ato u hapën dhe se tani një vit më pas do të bëhej edhe formalizimi.

Kur kaluan 12 muaj dhe gënjeshtra e parë doli bllof, ai nxorri të dytën: po na pengon politika e brendëshme e vendeve të BE, e cila po na bën kurban nga frika e ekstremit të djathtë.

Por pas kësaj ai u përball me një pyetje tjetër: nëse shkaku nuk gjendet në qeverisjen e Tiranës por tek politika e brendëshme e vendeve të unionit, atëherë duhet të digjet edhe Maqedonia e Veriut. Pra, nëse fqinjët tanë i hapin negociatat (siç ka edhe sinjale lexo shkrimin poshtë) dhe ne jo, atëherë edhe ku justifikim bie.

Raporti i Brukselit/ Shqipëria diferencohet nga Maqedonia për negociatat

Por edhe kur u gjend përballë kësaj pyetjeje Rama gjeti një alibi të tretë: nëse kjo ndodh pyesni Saliun dhe Lulin (video).

[video width="1088" height="584" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/rama-opinion.webm"][/video]

Pra vetëm brenda një viti ai ka thënë se negociatat janë hapur, se ato nuk po hapen si shak i ekstremistëve ksenofobë dhe së fundi se për moshapjen fajin e ka Saliu.

Nuk parashikohet se çdo të thotë tjetër kur të merret vendimi i Këshillit Europian.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI