Flash

Vuçiç zbulon planin për ndarjen e Kosovës: "Kam hartat dhe detajet"

Lapsi.al 28 May 2019
Vuçiç zbulon planin për ndarjen e Kosovës: "Kam

Aleksandar Vuçiq gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Serbisë ka thënë se nuk dëshiron ta zbulojë planin e tij për Kosovën duke nxjerrë harta, duke lënë të kuptohet se ndarjen e Kosovës e ka ende në agjendë.

Gjatë një seance të gjatë dje në Parlamentin e Serbisë ku është diskutuar tema e Kosovës, Aleksandar Vuçiq ka bërë me dije se e ka në agjendë ndarjen. Këtë ai e ka zbuluar teksa iu ka përgjigjur politikanit liberal serb Cedomir Jovanovic i cili në fjalimin e tij ka thënë se shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre dhe se Serbia duhet të bëjë paqe me shqiptarët.

E kur Jovanovic e ka pyetur Vuçiqin se pse nuk po shpalos ndonjë plan dhe se çka po fsheh prej serbëve, Presidenti i Serbisë ka thënë se nuk dëshiron të nxjerrë detaje të planit të tij. Ai ka thënë se nuk dëshiron të nxjerrë harta duke lënë të kuptohet se e ka në plan ndarjen e Kosovës.

“Nuk ka kuptim të flas deri në detaje, kam mundur sot t’i nxjerrë të gjitha planet, të gjitha hartat, të flas për secilin fshat por këtë nuk guxoj ta bëjë sepse nuk vendosim vetëm ne, vendos edhe pala tjetër, por vendosin edhe më shumë ata që po e nxisin palën tjetër (Kosovën), në krejt atë për cka i kanë nxitur deri më tani” ka thënë Vuçiq.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI