Flash

Zhduket bashkëpunëtori i Moisi Habilajt. Italia shpall në kërkim njeriun që implikonte Saimir Tahirin

Lapsi.al 29 May 2019
Zhduket bashkëpunëtori i Moisi Habilajt. Italia shpall në

Arratiset në Itali, Sabaudin Çelaj, një prej bashkëpunëtorëve kryesor të Moisi Habilajt, njëherazi njeriu që implikon më së tepërmi në përgjimet e Prokurorisë së Catanias ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lajmi u bë i ditur në Gjykatën për Krime të Rënda, e cila po shqyrton dosjen penale ndaj vëllezërve Moisi e Florian Habilaj, si dhe 7 të pandehurve të tjerë, të cilët dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Gjykata tha se Çelaj ka thyer masën e “arrestit shtëpiak” duke u zhdukur pa gjurmë, ç’ka ka detyruar autoritetet italiane ta rendisin emrin e tij në listën e të shumëkërkuarve.

I vetmi i pandehur i paraburgosur në Shqipëri është Armando Koçeri, pasi të gjithë të tjerë ndodhen ose në paraburgim ose nën masën e “arrestit shtëpiak” në shtetin fqinj.

Trupa gjykuese tha se është në pamundësi të zhvillojë seancën, përderisa të pandehurit që po gjykohen në mungesë nuk kishin marrë dijeni për procesin sipas parashikimeve ligjore.

Ndaj e vetmja mundësi ishte shtyrja e procesit. Megjithatë në pak minuta, të qëndrimit në sallën e gjyqit, trupa u përball me një ankesë të Koçeri.

Ai kërkoi që kamerat të mbaheshin larg sallës së gjyqit, pasi sa herë del në ekran, fëmijët e tij shqetësohen dhe përjetonin stres.

Dosja ndaj të pandehurve, mes tyre edhe Nezar Seiti, i cilësuar si financiar i grupit, u dorëzua në gjykatë, në muajin mars të këtij viti, pas një viti hetimesh të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikimit të narkotikëve, grupit kriminal dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Grupi në fjalë dyshohet për kultivimin e dhjetëra hektarëve me hashash në Vlorë dhe më pas trafikimin e sasive drejt shtetit fqinj. Në të njëjtin grup kriminal, që drejtohej nga Moisi Habilaj, dyshohet të jetë përfshirë edhe Saimir Tahiri, i cili pritet të nisë përballjen me drejtësinë me 19 qershor.

Që procesi në Shqipëri ndaj Habilajve dhe miqve të tyre të zhvillohet normalisht, duhet që të pandehurit të marrin dijeni në rrugë ligjore, ndaj për këtë arsye gjykata urdhëroi të ripërsëriteshin fletëthirrjet. Seanca e radhës u caktua më 11 qershor. /BW/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI