Flash

Thirrja e politikanit biznesmen: "Oligarkët pranë Ramës, një bandë kriminale"

Lapsi.al 29 May 2019
Thirrja e politikanit biznesmen: "Oligarkët pranë Ramës,

Prej kohësh në debatin publik gëlon një kontradiktë: a duhen fajësuar biznesmenët pranë Ramës që pranojnë të bëhen pjesë e pazareve të kryeministrit?

Ka një pjesë të analistëve komentarorëve dhe politikanëve që pretendojnë se biznesmeni nuk duhet fajësuar sepse zanati i tij është gjetja e hapsirave që e lejojnë të pasurohet. Ekziston edhe një grup më i vogël që këmbëngul se ata janë po aq fajtorë sa cilido kryeministër me të cilin grabisin në bashkëpunim pasuritë publike.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe ish deputeti i PD-së Agron Shehaj, i cili e ka bërë pasurinë e tij përtej Adriatikut. Ai propozon se oligarkët pranë Ramës duhen trajtuar si pjestarë të një bande kriminale: "Kemi një sistem ku Edi Rama dhe qeveria me një grup oligarkësh kanë kapur gjithë ekonominë. Jo thjeshtë vetëm përmes koncesioneve, por në gjithë jetën ekonomike. Sot unë mendoj se ata oligarkë që abuzojnë me paratë publike dhe kanë vjedhur përmes koncensioneve, janë një organizatë kriminale. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale ku kemi oligarkët, politikanët dhe administratën që kanë kapur komplet pushtetin ekonomik”, tha Shehaj në Opinion në Nevs 24.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI