Flash

Manchester United 'djeg' Barcelonën: 14 milionë në sezon për De Ligt

Lapsi.al 24 May 2019
Manchester United 'djeg' Barcelonën: 14 milionë në

Cështja e merkatos së Mathijs De Ligt nuk duket të ketë fund, madje pasurohet me skenarë të rinj. Sipas asaj që bën të ditur "Sport", Manchester United ka vërshuar mbi mbrojtësin hollandez, duke i ofruar një kontratë prej 14 milionë euro në sezon. Shifra është e jashtëzakonshme dhe ka bërë të ngrijnë të gjitha tratativat e deritanishme me Barcellona e Juventus, me kapitenin e Heshtarëve që ka ndërmend të luajë me cmimin, sidomos me blaugrana.

Lëvizje vendimtare, në sprintin që përcakton të ardhmen e De Ligt, mund të vijë nga Anglia. Duke parë dilemat e mbrojtësit, United luajti me ofertën, duke vendosur në tavolinë shumë para. 14 milionë në sezon për saktësi. Oferta është e denja për lojtarët e mëdhenj, ndaj dhe De Ligt në këtë pikë po vlerëson propozimin tronditës të Red Devils, duke u menduar të bëjë edhe disa konsiderime teknike bashkë me Raiola.

Kështu, sepse për qendërmbrojtësin e Ajax mbetet i ndezur interesimi i Barcellona, që nuk duket se ka ndërmend të barazojë cmendurinë e Utd, por sidoqoftë do të ngrejë disi ofertën. Këto pagesa mbajnë larg për momentin të tretin e interesuar, Juventus, që mbetet vigjilent për të përfituar nga rasti, por më i spostuar në krahasim me United e Barcellona.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI