Flash

"Guardiola tek Juventus e kryer": Agjensia e shtypit italian publikon lajmin, City e mohon

Lapsi.al 23 May 2019
"Guardiola tek Juventus e kryer": Agjensia e shtypit italian publikon

“Juventus e Pep Guardiola kanë arritur akordin që do ta bënte spanjollin trajner të bardhezinjve për katër vitet e ardhshme me një pagesë prej 24 milionë euro në stagione. Sipas asaj që publikon AGI, agjensia e shtypit italian, firma është parashikuar për në 4 qershor. Të premten në 14 do të jetë prezantimi zyrtar, ditë në të cilën, rastësisht, turet për të vizituar Allianz Stadium dhe Juventus Museum janë ndërprerë në mënyrë misterioze”.

Prapaskenat e Juventus-Pep Guardiola kanë tani një kapitull të ri: Agi, agjensia e shtypit italian aktive që nga 1950, është zbilancuar me këtë tekst, ku flitet për një akord të pretenduar me teknikun e City. Juventus ka zgjedhur të mos komentojë, por ka shpjeguar se në 14 qershor turet janë ndalur në stadium për “një event të madh komercial”.

E ndërkohë, Manchester City ka mohuar zërat që vijnë nga Italia, sipas të cilave Pep Guardiola është akorduar me Juventus për kalimin në Serie A. Sipas tabloidit The Sun, klubi anglez i konsideron "qesharake" këto spekullime mbi të ardhmen e teknikut spanjoll. Në javët e kaluara, Guardiola disa herë e ka mohuar kalimin tek Juventus, duke theksuar se dëshiron të qendrojë në Angli. Tani ka nxituar këshilltari i administrimit të City, Alberto Galassi, të japë përgjigje. "Pep është trajneri ynë. Guardiola tek Juventus është një falsitet. Nuk dëshiron të largohet nga Manchester City", ka thënë për Sky italiani, që është prej 5 vjetësh në bordin e Citizens.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI