Flash

Djali i Agim Arapit flet për vrasjen e Jurgen Kurtit: Nuk ndjeva dhembshuri, u përmbush vullneti i zotit

Lapsi.al 20 March 2019
Djali i Agim Arapit flet për vrasjen e Jurgen Kurtit: Nuk ndjeva

Dervis Arapi, djali i të ndjerit Agim Arapi, ka mohuar të ketë lidhje me porosinë e vrasjes së Jurgen Kurtit, duke u shprehur se është i hapur për hetim.

Nga Italia ku jeton prej vitesh tashmë, ai është shprehur se familja dhe fisi i tij nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet ku humbi jetën 26-vjeçari Jurgen Kurti, i cili ishte shkaktari i nisjes së konfliktit të ndodhur më 11 prill 2017 në Durrës.

Dervis Arapi thekson se është gati të vihet në dispozicion të policisë për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa kërkon që policia të mund ta pyes nëpërmjet telefonit pasi e ka të pamundur për momentin të kthehet në Shqipëri.

“Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falem pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevojë për deklarimin tim. Aktualisht unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrisë ku punoj e jetoj prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualisht jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri”,-shprehet fillimisht Dervis Arapi nga Italia.

Duke vijuar më tej, Devis Arapi thotë se nuk ka patur kurrë ndërmend të hakmerrej për vrasjen e babait, pasi është një besimtar i rregullt dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit.

“Nuk kam pasur kurrë ndërmend të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithçka ia lë në dorë Zotit dhe di ai çfarë bën me ata që ngatërrohen dhe iu bien në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajësojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndjeva dhembshuri, thjesht thashë me vete u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithçka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryer këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, deklaroi Dervis Arapi. /Panorama

Të këshilluara

Dy zëvendës ministre largohen nga qeveria

Vala e ndryshimeve në qeveri këtë herë ka prekur dy zv.ministre. Zevendës ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo është liruar nga detyra, ndërsa zëvendës ministrja e...

14:24

Ramush Haradinaj: Nuk ka më të paprekshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, ndërsa ripërsëriti faktin se shteti i Kosovës i ka të gjitha kapacitetet pë...

13:07

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI