Një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Tiranë në afërsi të fshatit Arameras, i mori jetën një këmbësori. Një makinë tip “Benz” me targa të Tiranës ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.
Si pasojë e përplasjes së fortë, këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia.
Vendi ku ndodhi aksidenti është një pikë e nxehtë e qarkullimit dhe vendburim aksidentesh pasi në një rreze prej 500 metrash kanë humbur jetën mbi 10 persona gjatë dy viteve të fundit dhe janë plagosur mbi 20 të tjerë.
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/03/fkruje.mp4"][/video]