Flash

Vuçiç: S’ka marrëveshje të fshehtë për Kosovën, deklaratat e shqiptarëve janë të kundërta!

Lapsi.al 7 August 2018
Vuçiç: S’ka marrëveshje të fshehtë për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të gjatë për media, në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit, ka folur gjerësisht për Kosovën dhe për mundësinë e një zgjidhjeje. Ai ka mohuar shkrimet e publikuara dje nga mediat serbe se kancelarja Angela Merkel ka prezantuar një plan për Kosovën, sipas të cilit, serbët do të fitonin të drejtën e shkëputjes pas 20 vjetësh, fillimisht duke instaluar një "Asociacion plus". Ndërsa ka thënë se nuk ka një marrëveshje të fshehtë rreth Kosovës.

"Dikush i ka përzier, disa plane, shumë plane kam marrë, ajo (Merkel), nuk ka dalë me plan të vetin. Idetë e mia asaj nuk i kanë pëlqyer dhe kjo është krejt ajo që mund të them", ka theksuar Vuçiq.

Shefi i shtetit serb nuk ka folur rreth opsioneve që po qarkullojnë në Kosovë rreth ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve. Ai ka thënë se ka kuptuar që në Serbi pak njerëz e duan zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

"Jemi të ndarë në ata që duan ta pranojnë Kosovën e pavarur dhe të vajtojmë për fatin e rëndë dhe të këndojmë këngë nëpër kafene se si të gjithë janë kundër nesh, dhe në ata që nuk duan fare të bisedojnë dhe që presin kohë më të mira kur do t’i dëbojmë 1.5 milionë shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna", ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se në bisedimet e Brukselit, Serbia “ka arritur ta përmirësojë pozitën në bashkësinë ndërkombëtare".

“Edhe pse nuk kemi para, as sa një të qindtën që i kanë shqiptarët për lobim, ne kemi arritur ta rregullojmë pozitën e Serbisë”, ka thënë ai.

“Dua t’i siguroj qytetarët që nuk do të ketë asnjë marrëveshje të fshehtë. Nëse do të ketë marrëveshje, që dyshoj të ndodhë, sepse po të dëgjohen deklaratat e liderëve shqiptarë janë krejt të kundërta" tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI