Flash

Janar-prill 2018, u ndërtuan 2,3 km rrugë dhe u harxhuan 12.2 milionë euro

Lapsi.al 7 August 2018
Janar-prill 2018, u ndërtuan 2,3 km rrugë dhe u harxhuan 12.2

Qeveria llogarit se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.5 milionë euro. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve financiare të Minitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për 4-mujorin e parë.

Siç shihet nga të dhënat zyrtare 1 kilometër ka kushtuar 6 milionë euro. Nga 2,3 kilometrat e përfunduara 1,4 kilometër është autostradë me katër korsi dhe një kilometër është rrugë e tipit B me dy korsi.

Ministria e Financave raportoi se për grup produktin ndërtimi i Rrugëve janë realizuar fonde në masën 1,628 milion lekë, nëpërmjet:

Ndërtimit të 0.2 km rruge tip A2 me katër korsi (2×2), paraqitet me një realizim prej 20.8% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka luhatje, por nuk paraqiten argumenta lidhur me këtë fakt. Disa nga objektet e rëndësishme, të realizuara nga ky produkt janë:

–           By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 8 deri në lotin 11,

–           Rruga Kukës-Morinë Loti 2, dublimi,

–           Vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.

Ndërtimit të 1.25 km rruge tip A2’ 2×2 me trotuar dhe ndriçim, me një realizim prej 28% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka një luhatje prej 72,000 lekësh për njësi, më shumë se vlera e planifikuar. Disa nga objektet e rëndësishme, që janë në proces nga ky produkt janë:

–           Unaza e Re e Tiranës,segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës,

–           Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë,

–           Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore,

Ndërtimit të 0.96 km rruge tip B1’ me dy korsi, m realizim prej 9.4% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:

–           Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3

–           Rruga Kardhiq-Delvinë loti 4, loti 5, loti 6

–           Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3

Ndërtimit të 0.96  km rruge tip C2 me dy korsi, me ralizim prej 41.9% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:

–           Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1,

–           Përmirsimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas

–           Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj.

Për grup produktin Rikonstruksion rruge janë realizuar fonde në masën 653 milion lekë, nëpërmjet:

Gjithashtu Ministria e Financave raportoi se u rasfaltuan 9.53 km rrugë TIP C2 me dy korsi. Janë në proces ndërtimi disa objekte të rëndësishme si:

–           Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti3+,

–           Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik shtesë punimesh

–           Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh. Etj./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI