Flash

Vlorë/ Plumba drejt pronarit të marketit pas një sherri banal

Lapsi.al 6 August 2018
Vlorë/ Plumba drejt pronarit të marketit pas një sherri banal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Universitetit "Ismail Qemali" në lagjen "Skelë" të qytetit të Vlorës.

Pronari i një dyqani ushqimor në Vlorë i ka shpëtuar mrekullisht plumbave në drejtim të tij pas një sherri banal. Duke iu referuar burimeve nga policia e Vlorës,mësohet se një i ri ka shkuar në dyqanin ushqimor ku punonte e dashura dhe është konfliktuar me pronarin.

“Pse më ke lakuar emrin mua”, mësohet se i ka thënë i riu pronarit të dyqanit dhe më pas ka nxjerrë armën.

Edhe pse pronari i ka thënë se nuk e ka përmendur dhe nuk ka punë me të, autori ka shtënë në drejtim të tij të paktën tre plumba. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk e ka kapur pronarin e dyqanit.

Paraprakisht thuhet se autori i të shtënave është shtetasi me iniciale L. P., 50 vjeç. Dyshohet se autori kishte lidhje me një nga punonjëset e dyqanit, pranë të cilit ndodhi ngjarja. Autori, ka qëlluar tre herë me armë zjarri, ndaj pronarit të dyqanit.

Autori ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person që e ka nxjerrë pronarin jashtë objektit.

Policia me të marrë njoftimin ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar dhe vajzën dhe pronarin për të marrë dëshmitë e tyre. Dy personat janë identifikuar dhe policia është vënë ndë ndjekje.

Njoftimi i Policisë së Vlorës: 

Më datë 06. 08. 2018, rreth orës 22:00, në lagjen “Pavarësia 3”,  janë dëgjuar 3  të shtëna me armë zjarri (pistoletë), ku nga të shtënat paraprakisht nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet  për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI