Flash

Eurobarometri, PD: Jetike të ndalohet qeverisja Rama, rrezikojmë skenarin më të keq

Lapsi.al 6 August 2018
Eurobarometri, PD: Jetike të ndalohet qeverisja Rama, rrezikojmë

Partia Demokratike thotë se kriza ekonomike, korrupsioni dhe e papunësia e lartë po rrënon jetët e shqiptarëve.

Deputetja e PD-së, Grida Duma lexoi shifrat e raportit të Eurobarometrit të 2018 për Shqipërinë sipas të cilit 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe.

"Vetëm në një vit, pra midis 2017 dhe 2018, janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe. Po ashtu Eurobarometri tregon se për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre.   Në një vit të vetëm janë 315 mijë shqiptarë që e deklarojnë gjendjen e tyre shumë më keq. Këto nuk janë shifra, por jetë njerëzish që përkeqësohen, jo në dhjetë e njëqind, por me qindra mijëra. 51% e shqiptarëve deklarojnë se janë të përjashtuar nga shoqëria se nuk gjejnë dot punë. 48% e shqiptarëve deklarojnë që problemin më të madh me korrupsionin e kanë në shëndetësi, spitale dhe ilaçe. 85% e shqiptarëve besojnë që gjithë pasuria e vendit i ka shkuar pak të pasurve dhe që diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti. Është e qartë që me këtë model qeverisje ku favorizohet oligarku, personat e lidhur me qeverinë dhe ku i afti bëhet më i pamundur dhe i varfri më i varfër, të vërtetat që i dinë të gjithë shqiptarët për Shqipërinë i fakton dhe Bashkimi Europian. Është jetike një tjetër qeverisje, përndryshe rrezikojmë të ndodhë skenari më i keq për shqiptarët, ai që parashikon BERZH. Në këtë skenar, theksohet se nëse vazhdohet me këto shifra në rënie, shqiptarët do të arrijnë mesataren europiane në vitin 2220. Është jetike të ndalojmë qeverisjen kundër shqiptarëve, kundër mirëqenies që shtyn të ardhmen me qindra vit" – u shpreh Grida Duma nga selia e PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI