Flash

"Edhe 100 bishe", torta me kokainë dhe 500 euro telashe për shqiptarin në Itali

Lapsi.al 6 August 2018
"Edhe 100 bishe", torta me kokainë dhe 500 euro telashe për

Një tortë ndryshe e dekoruar sikur ishte me prerje 500 euroshe si dhe me mënyrën e përdorimit të kokainës tërhoqi vëmendjen e policisë italiane në frigoriferin e një pasticerie në Teramo të Italisë.

Në sipërfaqe torta ishte mbuluar me çokollatë ndërsa në anë kishte një kartëmonedhë e bërë në formën e tubit dhe pluhur i bardhë, që përdoret për të thithur kokainë.

Po kështu në shqip ishte një dedikim : “Edhe 100 Bishe”.

Mediat italiane shkruajnë se torta i dedikohej një shqiptari që ishte në arrest shtëpie dhe që policia i bëri surprizë gjatë kohës që ai po festonte.

Ndaj shqiptarit kanë nisur hetimet pasi ai ka dhunuar masën e sigurisë "arrest shtëpi" dhe gjatë festës ka qenë në prani dhe të pjesëtarëve që nuk ishin anëtar të familjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI