Flash

Kalon Vettingun prokurori i Gërdecit Arben Dollapaj, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmon në detyrë

Lapsi.al 6 August 2018
Kalon Vettingun prokurori i Gërdecit Arben Dollapaj, Komisioni i Pavarur i

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka rikonfirmuar në detyrë prokurorin Arben Dollapaj, i cili aktualisht është në prokuror i Apelit në Shkodër.

Dollapaj i është nënshtruar të tria kritereve të përcaktuara ne ligj për Vettingun. Ai ishtë i pranishëm vetëm në seancën e kaluar dëgjimore, pa avokat. Trupa gjykuese drejtohej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi.

Arben Dollapaj është pjesë e listës prioritare për shkak të funksionit si prokuror i Apelit në Shkodër dhe kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, të çuar për KPK-në, prokurori Dollapaj ka pasuri të justifikuar dhe s’ka fshehje të pasurisë. Edhe nga hetimi i thelluar, Arben Dollapaj rezulton me pasuri të justifikuara.

Kujtojmë që prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje.

Prokurori Arben Dollapaj ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI