Flash

Shkarkohet gjykatësi Artan Broci, nuk pagoi taksë për qiranë

Lapsi.al 31 July 2018
Shkarkohet gjykatësi Artan Broci, nuk pagoi taksë për qiranë

Shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci. Gjatë vetingut që iu bë pasurisë së gjyqtarit rezultoi se ai ka fshehur pasurinë. Një nga arsyet për të cilat u shkarkua Broci ishte se i ishte shmangur taksës për qiranë e një ambjenti në Tiranë.

“Materialet m'u vunë në dispozicion vetëm pas kërkesës time, duke mos më dhënë mundësinë për një mbrojtje efektive”, tha Broci, që pas dëgjesës paraqiti 250 prova të reja për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Broci u shpreh se ka paguar detyrimet tatimore, por drejtoria përkatëse nuk disponon dokumentit ndër vite. Ndërkaq, ai këmbënguli se çdo qindarkë e pasurisë së tij është e justifikuar me burime të ligjshme, dhe për këtë shkak paraqiti kontratat origjinale noteriale.

“Si gjyqtar unë besoj tek ligji dhe provat, nuk besoj në fat. Besoj se Komisionit i provova së të gjitha pasuritë e mia janë të ligjshme, dhe sigurisht shpresoj që Komisioni në vendimmarrjen e tij të jetë i pavarur dhe i paanshëm”, tha Broci.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI