Flash

Raporti i DASH/ Ahmetaj: PPP përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri

Lapsi.al 31 July 2018
Raporti i DASH/ Ahmetaj: PPP përdoret në të gjithë

Pas akuzave të opozitës në lidhej me raportin e DASH, reagon edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ai ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Ahmetaj tha se korrupsioni është një ndër problematikat më të mëdha të biznesit. Sipas tij, implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi do të largonte korrupsionin, rriste investimet e huaja dhe bënte Shqipërinë konkurruese në ekonominë botërore.

Ministri iu përgjigj kritikave për koncesionet e PPP të raportit të DASH, duke thënë se Partneriteti Publik Privat përdoret në të gjithë botën.

“Ka plot problem e çështje për t’u përmirësuar në ambientin ekonomik shqiptar. Dua të tërheq vëmendjen te mjedisi politik e siguria. Sot violenca politike është e rrallë. Zgjedhjet në vitin 2017 ishin të qeta, si rrallë më parë. DASH sjell në vëmendje vrasjen e protestuesve në vitin 2011. Për më tepër DASH vë theksin tek prokurimet publike dhe PPP. Partneriteti Publik Privat stigmatizohet, përdoret në të gjithë botën, nuk u shpik në Shqipëri,” - tha Ahmetaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI