Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Në mozaikun e Katedrales në Prishtinë, kardinali që përdhunonte fëmijët

Lapsi.al 31 July 2018
Në mozaikun e Katedrales në Prishtinë, kardinali që

Theodore McCarrick ishte arqipeshkv i Uashingtonit kur vuri gurin e themelit në Katedralen e Prishtinë bashkë me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe ipeshkvin e atëhershëm, Mark Sopin. Por tashmë për kardinalin kanë dalë akuza se për dekada ngacmoi seksualisht fëmijë dhe ai ka dhënë dorëheqje nga Kolegji i Kardinalëve.

Por, figura e tij vazhdon që me krenari të mbahet në ambientet e katedrales ‘Nënë Tereza’, në Prishtinë. Udhëheqësit e katedrales nuk e kanë ndërmend ta largojnë me arsyetimin se ende nuk kanë marrë asnjë urdhër për largimin e portretit nga Vatikani zyrtar.

Në një prononcim për T7, Don Lush Gjergji tha nuk kanë marrë ende asnjë urdhër zyrtar nga Vatikani për këtë çështje, duke i cilësuar lajmet që janë shpërndarë nëpër të gjitha mediat botërore thjesht gazetareske.

“S’jam kompetent unë, nuk na përket neve deri sa të bëhet një hap zyrtar, është gazetareske, nëse ne, kisha me strukturat e veta që i ka na thotë një gjë të tillë. Çka vendos kisha kurgjo tjetër. Kjo nuk është kompetencë e jona, është kompetencë e Selisë së Shenjtë, deri sa Selia e Shenjtë nuk reagon me një akt zyrtar ne e marrim si lajm gazetaresk.”, deklaroi ai për Frontal.

Madje, nga kisha në Kosovë thonë që shkarkimi i McCarrick ka ndodhur tash e disa vite për arsye se ai e ka arritur moshën e jo pse është përfshirë në ndonjë skandal.

“Është një çështje aq delikate për këtë arsye nuk dua të them asgjë. Ai ka qenë në pension, është shkarku për arsye të moshës, i ka më tepër se 10 vjet që nuk është arqipeshkv në Uashington”, shtoi Don Lush Gjergji.

Në nderim të tij, vite më vonë, saktësisht në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë, ditën kur u bë shugurimi i Katedrales që mban emrin e saj, u zbulua edhe mozaiku, me portretin e ish-kryepeshkopit që krahas ka figura të kishës katolike por edhe politikës që sipas kishës, ndihmuan në ngritjen e katedrales.

Krahas McCarrick në qendër është ish-Presidenti Ibrahim Rugova, Ipeshkvi Dedë Gjergji dhe kancelari i katedrales Don Shan Zefi.

Theodore McCarrick është kardinali i parë në histori që dha dorëheqje për shkak të akuzave për abuzim seksual me të mitur.

 

 

Ky nuk është rasti i parë i raportuar për McCarrick. Dyshime të njejta kishte pasur edhe më parë. 88 vjecari, akuzohet se ka abuzuar me një të mitur rreth 50 vite më parë.

Të këshilluara

Nis java më e nxehtë e verës

Prej kësaj të hëne ka filluar java më e nxehtë që nga fillimi i verës së këtij viti. Sinoptikanët thonë se presioni i lartë do të çojë në dominim të kohës me di...

21:24

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI