Flash

Donika Prela kërkon "peshqit e mëdhenj" duke shkelur ligjin

Lapsi.al 29 July 2018
Donika Prela kërkon "peshqit e mëdhenj" duke shkelur ligjin

Kur ka mbushur dy muaj në krye të Krimeve të Rënda, Donika Prela kërkon të informohet se cilët janë peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël që po hetohen brenda godinës së qelqtë. Përmes këtij urdhri të firmosur në datën 20 korrik , Prela kërkon që brenda ditës të informohet me shkrim nga çdo oficer i policisë gjyqësore për dosjet dhe emrat e shtetasve që janë nën hetim si edhe për veprën për çfarë po hetohen.

Por kërkesa e paprecedent përcjellë 14 oficerëve ka anashkaluar prokurorët që janë zot të dosjeve dhe që për shkak të ligjit gjatë hetimeve janë të pavarur nga vullneti i eprorit. Shmangia e prokurorëve nga shefja e re që vjen nga akuza e Durrësit ndodh edhe për shkak të marrëdhënieve të ngrira me vartësit, ashtu si ka ndodhur edhe më herët kur në krye të Krimeve është vendosur një drejtues jashtë radhëve të prokurorëve për krimet e rënda. Paralelisht me këtë urdhër Donika Prela u ka ndryshuar prokurorëve njerëzit me të cilët ata punojnë që janë oficerët e policisë gjyqësore.

Reforma në drejtësi garanton pavarësinë e prokurorit nga shefi. Por megjithë ligjin, drejtuesja e re e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ambiciet e një “Big Brother”. Një urdhër i dytë verbal tregon dëshirën e kryeprokurores për të kontrolluar e vëzhguar gjithçka. Pas veprimit për të vendosur nën kontroll oficerët e policisë gjyqësore, zonja e akuzës ju kërkon sekretarëve që ta vënë në dijeni për çdo shkresë dhe korrespodencë me prokurorët. Diçka e tillë nuk ka ndodhur edhe atëherë kur prokuroria ishte e centralizuar .

Nga ana tjetër Prela ju ka besuar sektorët kundër korrupsionit dhe trafiqeve, dy prokurorëve Gentian Osmani dhe Anton Martini, të cilët edhe me paraardhësit kanë mbajtur detyra drejtuese. Krimet e Rënda nuk u kanë dhënë ende drejtim dosjeve të forta, sikurse ajo e Saimir Tahirit, për të cilin janë zgjatur edhe tre muaj afatet hetimore, çështja e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit, dosja e 613 kilogramë kokaine të bllokuar po në Durrës si edhe dëshmia e Albert Veliut, i quajtur ndryshe “Dëshmitari X”.

E kritikuar shpesh për rezultate të papërfillshme në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes statistikave prokuroria e Krimeve të Rënda është mbrojtur në vite veçanërisht me hetimin e dy fenomeneve, kultivimit të kanabisit dhe gjobvënieve. Dhe derisa të zëvendësohet me SPAK, do të duhet të shohim nëse struktura e re e sapongritur ajo e Forcës së Ligjit do ta thyejë apo jo këtë paragjykim, ashtu siç do duhet të shohim nëse do ta përballojnë apo jo prokurorët, risinë e re të ligjit, që ju jep secilit prej tyre fuqi të njëjtë. /tch

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI