Flash

Reagimi epik i gjyqtarit të shkarkuar nga Vetingu: “Mora pushkën dola malit...”

Lapsi.al 23 July 2018
Reagimi epik i gjyqtarit të shkarkuar nga Vetingu: “Mora pushkën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Ervin Metalla.

Edhe pse sipas ILDKPKI-së ish-gjyqtari nuk kishte probleme me pasurinë, ajo që e ka dëmtuar ka qenë kërkesa e tij për një kredi të butë.

Metalla e kundërshtoi këtë vendimin por KPK-ja e shkarkoi. Pas këtij vendimi, ish-gjyqtari reagimi i tij nëpërmjet një statusi në “Facebook” ishte epik me poezinë “Ku ta dija unë i varfri”...

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.”

Image

Të këshilluara

Ndërron jetë i aksidentuari në Korçë

Ka ndërruar jetë në spital i aksidentuari i para pak orëve në qytetin e Korçës. Raqi Meraj ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga përplasja. M...

21:15

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI