Flash

Associated Press: Ndaj Llallës ka akuza të rënda, i sekuestruan pasurinë sepse...

Lapsi.al 23 July 2018
Associated Press: Ndaj Llallës ka akuza të rënda, i sekuestruan

Edhe mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje sekuestrimit të një pjese të pasurisë së ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se prokurorët shqiptarë kanë bërë akuza të rënda ngall Llallës.

“Prokurorët shqiptarë thanë se kanë sekuestruar prona të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Prokurorët e Tiranës e lidhin atë me akuza të rënda në një deklaratë të lëshuar të hënën. Aty sqarohet se është vënë sekuestro preventive për një apartament dhe mbi 2 hektarë tokë që i përkisnin Llallës. Vlera e tyre ishte 98.7 milionë lekë. (918 mijë dollarë ose 783,000 euro)” – shkruan agjencia Associated Press.

Llalla e la zyrën në dhjetor 2016 pas hetimeve për korrupsion të lidhur me përfitime të paligjshme në pasuri të patundshme gjatë kohës që ishte në detyrë. Më herët gjatë vitit, Llallës iu ndalua hyrja në SHBA sërish për shkak të dyshimeve për korrupsion. Llalla ka qenë jashtë vendit për shumë kohë” –thuhet në raportimin e Associated Press. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

 Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar thuajse e gjitha dhe lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi. Mësohet se nga radha e makinave në trafik nis në Mamimas d...

17:48

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI