Flash

Turizmi i jep tjetër goditje euros, java nis me rënie për monedhën e përbashkët

Lapsi.al 23 July 2018
Turizmi i jep tjetër goditje euros, java nis me rënie për

Euro e ka nisur javën me një rënie të lehtë, ndërsa më e fortë ka qenë tkurrja e dollarit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.8 lekë, duke rënë me 0.04 lekë në raport me fundin e javës së kaluar, duke shënuar të tretën ditë me rënie.

Megjithatë luhatjet kanë qenë të lehta, dhe euro ka mbetur relativisht e qëndrueshme javët e fundit në rreth 126 lekë, që pas ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar tregun në fillim të qershorit, pasi euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vite.

grafiku-kursi-1

Më e fortë ka qenë gjatë ditës së sotme rënia e dollarit, që ra më 0.47 lekë në 105.71 lekë.

Ekspertët pohojnë se arsyet kryesore të rënies së valutave lidhen me efektet sezonale për shkak të të ardhurave nga turizmi. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur sot se, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri për 6-mujorin shënoi një rritje prej 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aktorët e tregut valutor presin që euro të jetë e dobët edhe në gusht, periudhë që përkon me ardhjen e emigrantëve.

Që nga fillimi i vitit kur këmbehej me rreth 134 lekë, euro ka humbur rreth 8 lekë në tregun e brendshëm, duke shënuar zhvlerësimin më të lartë të 10 viteve të fundit. /monitor

Të këshilluara

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

 Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar thuajse e gjitha dhe lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi. Mësohet se nga radha e makinave në trafik nis në Mamimas d...

17:48

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI