Flash

FOTO/ 2 shqiptarë të pranga për trafik droge në Britani, 2 të tjerë në kërkim

Lapsi.al 23 July 2018
FOTO/ 2 shqiptarë të pranga për trafik droge në Britani, 2

Dy anëtarë të një bande shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike kërkohen nga policia britanike, ndërsa dy të tjerë janë vënë pas hekurave të burgut.

Aris Dema dhe Edjol Cani pranuan që furnizonin me kokainë zonat në Brighton dhe Hove. Ata u arrestuan në Dhjetor të 2016-s, së bashku me Orges Demën dhe Olsi Fizlaj që tashmë janë shpallur në kërkim.

Policia mendon se Dema është kthyer në Shqipëri, ndërsa Fizlaj jeton akoma në qytet. Arrestimi i katër shqiptarëve u krye disa muaj pasi mbaheshin në vëzhgim. Ata kërkoheshin për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje. Edjol Cani dhe Aris Dema, pranuan krimet e tyre dhe u dënuan nga Gjykata e Kurorës së Hove. 28-vjeçari Dema pranoi që ishte marrë me shpërndarje kokaine. Ai u dënua me tre vjet burg.

[caption id="" align="alignnone" width="640"] Orges Dema dhe Olsi Fizlaj janë shpallur në kërkim nga policia britanike[/caption]

Ndërkohë 23-vjeçari Cani u dënua me 3 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike dhe 18 muaj të tjerë iu shtuan pasi u kap duke mbajtur armë pa leje. Dy të arratisurit tashmë, Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, u shpallën në kërkim që në Shkurt të 2017-s pasi nuk paguan garancinë e lirimit të tyre.

Tani, autoritetet britanike kanë kërkuar sërish ndihmë për informacione në mënyrë që t’i kapin dy të arratisurit shqiptarë. Dema është i dobët, me flokë të zezë dhe sy kafe. Ai kërkohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Fizlaj njihet gjithashtu si “i holli”. Është i gjatë, me flokë të shkurtra të zeza dhe sy kafe. Ai kërkohet për të njëjtën akuzë si Dema, shkruan policia britanike./abcnews.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI