Flash

Flet kryetari i PD-së së Gramshit: E vërteta e sherrit me policinë

Lapsi.al 23 July 2018
Flet kryetari i PD-së së Gramshit: E vërteta e sherrit me

Kryetari i PD-së së Gramshit, Elmas Haruni u bë i njohur bernda një dite për shkak të një videoje të shpërndarë online ku ai konfliktohet me punonjësit e policisë.

Në një reagim në Facebook ai thotë se sjella e efektiveve të policisë ishte “shume provokative dhe me shumë stres përtej çdo ekstremi njerëzor”.

Ai ka kërkuar ndjese publike për fjalorin e përdorur gjatë ndalimit nga policia.

“Ishte nje ngjarje shume provokative dhe me shume stres pertej cdo ekstremi njerëzor. Policia ndaloi makinën, sikur kishte marre sinjale per kanabis apo droge, ndaj dy arsimtareve pa asnjë arsye, përveç faktit qe kishim mbyllur nje aktiv te PD. Ne akoma nuk na eshte mbyllur e drejta e aktiviteteve politike.

Sikur te mos te mos mjaftonte e gjithe kjo skene, per ta shtuar dozen e provokimit, na moren edhe çelësat e makines dhe ne mes te nje vape shkatërruese, na mbyllen brenda makines me te vetmin synim qe na lodhnim fizikisht dhe psikologjikisht, sikurse edhe duket ne videon e shperndare ne te gjithe rrjetet sociale (jo nga policia), ku gjithsesi duhet te theksoje qe kishte kaluar mbi gjysem ore torture psikologjike”, - shkruan kreu i PD Gramsh në një status në Facebook.

“Doja t’i tregoja keto, per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologjike, nen te cilen une dola nga vetja duke perdorur fjalor per te cilen nuk ndjehem mire dhe do te doja qe tju kerkoja ndjese te gjithe shokeve, miqeve, kolegeve dhe veçanërisht nxënësve te mi”, - shton ai.

Të këshilluara

Ndërron jetë i aksidentuari në Korçë

Ka ndërruar jetë në spital i aksidentuari i para pak orëve në qytetin e Korçës. Raqi Meraj ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra nga përplasja. M...

21:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI