Flash

Berisha kundër Vetingut: “Gjueti shtrigash” që po shkatërron demokracinë

Lapsi.al 20 July 2018
Berisha kundër Vetingut: “Gjueti shtrigash” që po

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta kundër procesit të Vetingut. Në një intervistë për emisionin “Java” në RTSH, Berisha tha se Vetingu që ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë është bërë me qëllim për t’i dhënë më shumë pushtet kryeministrit.

“Vetingu, një proces që shkatërroi Kushtetutën dhe sistemin demokratik në Shqipëri. U shkatërrua Gjykata Kushtetuese dhe gjykata e Lartë. Kemi ngelur me dy shkallë gjyqësori dhe kjo është në dëm të opozitës. Gjykata Kushtetuese bën ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk lejon shkeljen e të drejtave të njeriut.

Pse u ndamë ne nga kjo reformë? Sepse ne nuk ishim për Vetingun nga sipër-poshtë. Ne ishim për Vetingtun fillimisht për organet që do të bënin Vetingun dhe më pas për organet e poshtme. E di ç’do të thotë heqësh sistemin në të trija shkallët është që të rrëzosh sistemin.

Zgjidhje? Unë e kam të thjeshtë për të thënë që të kthehemi te 23 korriku. Kjo është një rrugë. Ne kishim një skemë për të mos mbetur pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Tashmë pushtetin e saj e ka marrë kryeministri.

Duhet me urgjencë që të vijë një grup i fuqishëm konstitucionalistësh europianë që të studiojë këtë kaos aq të tmerrshëm që ju as që mund ta imagjinoni.

Kemi edhe një prokuror të përkohshëm që Freedom House thotë që është në kundërshtim me Kushtetutën. Ne duhet të marrim një grup konsticionalistësh që të studiojnë këtë dizastër që u krijua. Kjo që ka ndodhur është katastrofë. E tha edhe Hahn që kjo është dizastër, por nuk do ta pranojë. Kjo që po ndodh është shkatërrimi i sistemit gjyqësor në vend.

Unë kam qenë për Veting. Ambasadorët më kanë dhënë garanci se do të ketë hapje të dosjeve. A keni dëgjuar ju për dosjet. Asnjë. Ky është një proces “gjuetie shtrigash”. I thuhet Tom Ndrecës, 25 vjet gjykatës se i kanë kapur nipin me 0.4 gam kanabis dhe kjo është e turpshme. Kanë qenë Presidentë që kanë thënë se e kanë provuar kanabisin.

Aty ka një listë dhe po largohen prokurorë dhe gjykatës nga veriu. Pyesni për Besim Trezhnjevën që mesa më kanë thënë ka qenë model në jetën e tij. I thonë Gani Dizdarit për nipin e dënuar. Ç’faj ka ai për nipin. Pse e larguan Fatmir Hoxhën nga Kushtetuesja?” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti vjen me surpriza në fund të korrikut

10-ditëshi i fundit i korrikut do të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe pjesën më të madhe të zonave të ulëta, por vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të ...

20:51

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë. Mësohet se nga flakët është djegur një sipërfaqe e madhe kallamishtes, po...

20:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI