Flash

Ndërkombëtarët kundër kalimit të vetingut për kreun e Kushtetueses: Dedja nuk duhet të kishte qëndruar

Lapsi.al 20 July 2018
Ndërkombëtarët kundër kalimit të vetingut për

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vendimin e dhënë pro kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ky i fundit është i vetmi gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese që kaloi vetingun, duke mbetur i vetëm në këtë institucion, pasi KPK ka rrëzuar të gjithë anëtarët e kësaj gjykate.

Por sipas ONM, edhe Bashkim Dedja nuk duhej të kishte kaluar vettingun.

Për këtë arsye Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisionerët Publikë, animimin e vendimit të Dedjes. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28 korrik.

Njoftimi i Komisionerëve Publikë: 

Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI