Flash

Berisha për Teatrin Kombëtar: Çfarë do të bëja nëse do të isha kryeministër

Lapsi.al 20 July 2018
Berisha për Teatrin Kombëtar: Çfarë do të bëja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ku bisedën e tij e ka nisur me një kritike për Televizionin Publik duke thënë se mban anë për qeverinë dhe nuk është treguar i drejtë me opozitën.

Ndërsa më pas foli për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se pushteti ka një armiqësi 20-vjeçare me artistët, prandaj kërkon t’u prishë tempullin.

“Unë po u them me sinqeritet se në 28 vite në Parlament, dita kur kaloi ligji për Teatrin ishte dita më e shëmtuar. Si ka mundësi që për këtë çështje të veprohet me urgjencë kombëtare. A ka mëndje në Shqipëri që mund të më thotë mua se ka urgjencë, përveç armiqësisë së Ramës me artistët që ka 20 vite që po ndodh. Është një rrafshim i historisë.

Unë po të isha në qeveri do merrja konstruktorët më mirë për të vendosur për atë ndërtesë. Unë nuk kam qenë kurrë për të shembur Teatrin. Kam qenë për të prishur ish-Piramidën? Ajo është një ndërtesë për tu shembur dhe sot. Ajo është bërë për të fuqizuar faraonin shqiptar” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti vjen me surpriza në fund të korrikut

10-ditëshi i fundit i korrikut do të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe pjesën më të madhe të zonave të ulëta, por vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të ...

20:51

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë. Mësohet se nga flakët është djegur një sipërfaqe e madhe kallamishtes, po...

20:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI