Flash

Lubonja: Çfarë duhet të bëjë PD pas paralajmërimit se do të shembë kullat

Lapsi.al 20 July 2018
Lubonja: Çfarë duhet të bëjë PD pas

Paralajmërimin e Lulzim Bashës sot se kullat që do të ndërtohen në truallin publik tek Teatri Kombëtar do të shemben, Fatos Lubonja e sheh si një premtim që duhet të institucionalizohet nga Partia Demokratike.

“E shikoj si një gjë që duhet të institucionalizohet edhe më mirë nga PD. Sepse është gjithmonë ai rreziku, premton 0 ndërtime dhe bën ndërtime. Ndaj mendoj që sigurisht është e rëndësishme si presion, por edhe pa qenë në pushtet, duhet të ndodhë diçka. Masën e sinqeritetit dhe se sa i intereson kjo punë për politikë nuk e masim dot, por ka një ndjenjë që po kalohet çdo lloj kufiri nga kjo maxhorancë. Këtu punohet sistematikisht si t’i kapësh, si t’i shantazhosh, si t’i bësh në nder që t’i kapësh kokën. E shohin njerëzit që Shqipëria është e vogël”, - u shpreh Lubonja në rubrikën "Opinion" në News 24.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Basha godet fort “Fusha sh.p.k”: Nuk do t’i gëzoni paratë, kullave do t’i vëmë minat! 

Lubonja e quajti skandal të madh ligjin për teatrin duke e quajtur një degjenerim të shoqërisë.

“Ligji për teatrin është një skandal i madh dhe ka shkelje pafund. Partitë në Shqipëri janë kthyer në ndërmarrje fitimi. Është degjenerim i shoqërisë, grabitje e pronës në mënyrë skandaloze. Na premtuan 0 ndërtime në qendër, më ngre kulla në qendër, me densitet 6. Domethënë kur ke 1000 metra, ngre 6 mijë metra”, - u shpreh Lubonja.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI