Flash

Presidentja kroate Kitaroviç shpallet ‘Qytetare Nderi’ e Beratit

Lapsi.al 18 July 2018
Presidentja kroate Kitaroviç shpallet ‘Qytetare Nderi’ e

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç u shpall sot qytetare nderi e qytetit të Beratit.

Në mbledhjen e zhvilluar sot Këshilli bashkiak i këtij qyteti miratoi dhënien e titullit “qytetare nderi” presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Presidentja Grabar-Kitaroviç nis sot vizitën zyrtare në vendin tonë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ajo do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Meta, kryeministri, Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI