Flash

Vrau italianin pas sherrit për të dashurën, 30 vjet burg shqiptarit

Lapsi.al 18 July 2018
Vrau italianin pas sherrit për të dashurën, 30 vjet burg

27-vjeçari shqiptar Fitim Koldashi u dënua me 30 vjet e 8 muaj burg pasi në qershor 2017 vrau italianin Manuel Spinelli në Alba Adriatica.

Spinelli, i shoqëruar nga miqtë e tij, po dilte nga një piceri kur aty mbërriti Koldashi, i shoqëruar nga e dashura.

Sherri duket se ka qenë pikërisht për këtë të fundit, e cila kishte qenë e lidhur më parë me viktimën. Shpërtheu një grindje e dhunshme me sharje e grushte, deri sa Koldashi nxori thikën me të cilën goditi disa herë italianin.

Njëra prej goditje ishte në zemër, duke rezultuar fatale për Spinellin.

Një krim për të cilin tashmë shqiptari paguan me rreth 31 vjet pas hekurave, ndonëse në gjyq këmbëngulte se nuk mbante mend ta kishte goditur në zemër, por vetëm pranë syrit të majtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI