Flash

Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Lapsi.al 18 July 2018
Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë ka deklaruar se Kosova ka arritur progres dhe kriteret për liberalizim vizash janë plotësuar.

“Një kapitull i rëndësishëm në historinë tonë të përbashkët: Kosova i plotëson kriteret për liberalizim të vizave”, ka thënë Avramopoulos.

“Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”, ka theksuar Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, raporton Koha.net.

Ndërkaq, sot në orën 16:30, komisioneri Avramopoulos, bashkë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajnë konferencën për media ku do të jepet lajmi për plotësim të kritereve për liberalizim të vizave.

Kadri Veseli, kryeparlamentar i Kosovës, pas takimit të sotëm me Mogherinin, tha se rekomandimi për liberalizim vizash është hapi i parë drejt hyrjes në fuqi të vendimit.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Parlamenti Evropian, më 29 apo më 30 gusht do të mblidhet për të miratuar vendimin e KE-së, e më pas të shkojë edhe tek Këshilli i Ministrave të BE-së që të kalojë edhe në nivel të ministrave të Rendit, ku tha se do të jetë pak më vështirë, “por jemi me shpresë të madhe që me sot po e përmbyllim një temë shumë të rëndësishëm për qytetarët e vendit – lëvizja e lirë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI