Flash

Kadri Veseli në Bruksel: Kosova merr sot rekomandim pozitiv për vizat

Lapsi.al 18 July 2018
Kadri Veseli në Bruksel: Kosova merr sot rekomandim pozitiv për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini ka treguar se Komisioni Evropian sot do ta japë lajmin pozitiv për vizat për qytetarët e Kosovës.

“Lajm shumë i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, në orën 11:30 komisionari Avramapolus do të japë lajmin pozitiv, rekomandimi është pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ky është hapi i parë, hap historik”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se në takimin me Mogherinin kanë dëshmuar se janë unik në dialogun me Serbinë. Veseli theksoi se nga dialogu duan që Kosova të jetë anëtare e OKB-së dhe të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ai ka shtuar se Presidenti Thaçi është duke e vazhduar takimin me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI