Flash

U kap me 112 kg drogë në Greqi, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 18 July 2018
U kap me 112 kg drogë në Greqi, arrestohet shqiptari

112 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në vendin e quajtur “Metamorfosi” në aksin Janinë-Kozan. Burime për mediat bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Astrit Gjoni, 36 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Gjirokastër.

Lënda narkotike ka kaluar përmes vijës së gjelbër kufitare rreth 1 janvë më parë, ndërsa dje është transportuar drejt Janinës. Sipas policisë, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke që drejtohej Gjonit.

Policia deklaroi se 36-vjeçari Gjoni ishte transportuesi i lëndës narkotike, e cila do t’i dorëzohej në Athinë, një tjetër shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i përdorur për transportin e lëndës narkotike, dy aparate celulare si dhe 300 euro.

36-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Të këshilluara

Shqiptari alarmon policinë italiane

Karabinierët e stacionit policor të Ostuni në Brindisi janë vënë në alarm mesditën e së martës. Në orën 12.45 minuta një telefonatë njoftoi se në stacionin heku...

21:21

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI