Me një shkrim në rrjetet sociale të titulluar, "Rrofte reforma, poshte drejtesia" ish kryeministri Sali Berisha ka pranuar se Edi Rama ia ka dalë të realizojë qëllimin për ta zhbërë përfundimisht drejtësisë në Shqipëri me asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.
Sipas Berishës ky ka qenë që në fillim qëllimi i vërtetë i Edi Ramës, që duke asgjësuar gjykatat ka marrë nën kontroll sistemin e drejtësisë, duke e kthyer atë në degë të ekzekutivit. Nga ky moment, shkruan Berisha krimi dhe narkotrafikantët në qeveri, janë në eufori të papërmbajtur.
"Me vendimet e djeshme, krye krye kreu Edvin Kristaq Rama i dha goditjen e meshires dhe de faco asgjesoi apo paralizoi edhe Gjykaten e Larte te vendit, dhe se bashku me te asgjesoi edhe sistemin universal tre shkalle kushtetues te drejtesise ne Shqiperi dhe Kushtetuten e vendit e shendroi ne nje leter pa vlere.Pra per te gjithe ata shqiptare qe i thone kushtetutes se vendit kushtetute dhe sistemit te drejtesise, sistem drejtesie, ne Shqiperi pushteti gjyqesor i ndertuar sipas kushtetutes si ne çdo vend te lire te botes ne tre shkalle, ka rene dhe Kushtetuta ka vdekur.
Sot narkorepublika orëelliane e Shqiperise eshte i vetmi vend i planetit me sistem drejtesie me dy shkalle, pra pa shkalle te trete. Pas paralizes se plote te Gjykates se Larte, me vendimin e djeshem te vetoreve te Edivinit, dhe pas grushtit te shtetit brenda shtetit dhe asgjesimit po me vetoret e Edvinit te Gjykates Kushtetuese dhe shnderrimit te saj ne nje kadaver kushtetuese, te gjitha fuqite e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese jane transferuar de facto ne zyrat e krye krye kreut Edvin Kristaq Rama.
Me keto akte qe permbysen Kushtetuten dhe vet rendin kushtetues te vendit, reforma e drejtesise e realizoi qellimin e saj sorosjan, shnderrimin e drejtesise ne Shqiperi ne dege te ekzekutivit te Edvin Kristaq Rames. Ndaj dhe sot kriminelet e mbare Shqiperise, vrasesit, plaçkitesit, perdhunuesit, trafikantet, narkopolicet, narkodrejtoret, narkoçakejte e narkoqeverise, narkoministrat me ne krye krye kreun Edvinin brohorasin me eufori te papermbajtur “Rrofte reforma, poshte drejtesia”!
Një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra dy anëtarët e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca, duke lënë në pakicë dhe duke paralizuar Gjykatën e Lartë.