Flash

Benzi i vrasësve të çiftit në Shkodër ishte vjedhur në Kosovë

Lapsi.al 18 July 2018
Benzi i vrasësve të çiftit në Shkodër ishte vjedhur

Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrave serial të shasisë dhe motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.

Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, pasi u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit.

Një burim i policisë së Shkodrës tha se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit jashtë vendit, shkruan tvklan.

30-vjeçari ishte larguar për rreth 2 muaj në Spanjë, nga ku mendohet se ka pikënisjen konflikti që çoi në vrasjen për hakmarrje të Bercanës.

Ai dhe partnerja e tij, Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silenciator mëngjesin e së dielës sapo parkuan në sheshin e pallatit ku banonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Dinamika e krimit u zbardh pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Autori u afrua ngjitur me xhamat e Benzit dhe qëlloi me më shumë se 20 plumba  fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Breshërisë së plumbave u shpëtoi fëmija i mitur i çiftit, i cili qëndroi për më shumë se 5 orë në automjet bashkë me viktimatVrasësi sipas policisë nuk veproi i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili e priste ne makinë. Pas krimit autorët braktisën automjetin duke i vënë flakën në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI