Flash

Marrëveshja me Greqinë, Meta: Të respektohet Kushtetuta dhe barazia mes palëve

Lapsi.al 18 July 2018
Marrëveshja me Greqinë, Meta: Të respektohet Kushtetuta dhe

Gjatë konferencës për shtyp me rastin e ardhjes së homologes së tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti Ilir Meta foli edhe për paktin detar me Greqinë.

“Ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës.

Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces”, - tha kreu i shtetit.

Meta tha se duhet bashkëpunim politik për të zgjidhur ngërçet që krijohen efektet e reformës në drejtësi, siç është plotësimi me anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

“Reforma në drejtësi është shumë e thellë, madhore, komplekse. Duke shpresuar mbështetjen për ecurinë e kësaj reforme dua tu siguroj për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti për çështjet e drejtësisë në mënyrë më transparente.

Ashtu siç kam bërë më herët, dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për të kaluar çdo moment të vështirë që mund të vërë në vështirësi krijimin e institucioneve të drejtësisë”.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI