Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Fluks udhëtarësh në Morinë, 12 mijë vetë gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 16 July 2018
Fluks udhëtarësh në Morinë, 12 mijë vetë

Policia e Shtetit në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, plazhe e biznese po vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar në Shqipëri dhe për pushuesit në bregdet.

Policia Kufitare në Morinë po shpërndan çdo ditë mijëra fletëpalosje posaçërisht vetëm për pushuesit nga Kosova, ku në brendësi të tyre , pushuesit kosovarë kanë gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe numrat e kontaktit me Policinë Shqiptare në rast nevoje.

Ndërkohë, Policia Kufitare në Morinë dhe ajo Kosovare, po bashkëpunojnë dhe kordinojnë veprimet, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eleminimin e vonesave për pushuesit.

Gjatë një interviste, Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi së bashku me Nasuf Sinanaj, Specialist i Qendrës së Përbashkët te Bashkëpunimit Policor të Kosovës (QPBP), ka theksuar se falë këtij bashkëpunimi është përballuar me sukses fluksi i jashtëzakonshëm i pushuesve kosovarë që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Ermal Haxhi: "Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar.

Nga ana e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Kosovare, janë marrë masa të theksuara në drejtim të hyrje-daljeve, kryesisht është shtuar numri i personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu kemi punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t'u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata.

Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t'i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë"

Policia e Shtetit, po vijon në të gjitha pikat e Kalimit kufitar, porte dhe aeroport, në biznese dhe plazhe, shpërndarjen e 5 llojeve fletëpalosjesh me informacionin e duhur për të gjitha kategoritë e pushuesve (për pushuesit nga Kosova, për pushuesit e huaj, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për pushuesit në bregdet dhe për bizneset në bregdet).

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i humorit Fadil Hasa

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i humorit Fadil Hasa. Ai lindi në Durrës me 8 prill 1940. Spikati më shumë në role komike ne estradën e Durrë...

10:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI